Futboll
Xhemaili dhe Behrami, si kapitenë, përballë njëri-tjetrit
Si Xhemaili, ashtu edhe Behrami, janë bërë kapitenë në skuadrat e tyre këtë sezon
Bologna mundi Udinesen me rezultat 2:1, por rezultati ishte në plan të dytë. Në fushë dy kapitenët ishin shqiptarë. Blerim Xhemaili për Bolognan dhe Valon Behrami për Udinesen, shkruan albinfo.ch.
Kjo mund të quhet historike për futbollin zviceran dhe atë shqiptarë, sepse nuk ka ndodhur më parë që dy futbollistë shqiptarë nga Zvicra të jenë kapitenë dhe të ndeshen kundër njëri-tjetrit në nivelet më të larta të futbollit evropian.
Si Xhemaili, ashtu edhe Behrami, janë bërë kapitenë në skuadrat e tyre këtë sezon.
Të dy kanë luajtur së bashku për vite të tëra te Zvicra. Si për rastësi, të dy janë larguar pas Kampionatit Botëror në Rusi. Behrami e kishte akuzuar trajnerin Vladimir Petkoviq se vendimi ishte politik.
“Kjo ndeshje ishte një faqe në historinë e futbollit zviceran, sepse dy kapitenët ishin nga Zvicra. Më herët disa lojtarë kanë bartur shiritin e kapitenit si Stephan Lichtsteiner në Juventus dhe Gökhan Inler në Napoli, por nuk janë ndeshur në nivele të tilla si kapitenë”, shkruan rsi.ch.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik