Kosova
Xhavit Haliti flet se si u planifikua atentati ndaj tij dhe Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur për atentatin që ishte planifikuar në vitin 2021 ndaj tij, kryeministrit Albin Kurti dhe Ismet Haxhës.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai deklaroi nuk i është ofruar mbrojtje nga institucionet.
“Detajet që janë përshkruar në ato dokumente unë nuk i kam ditur, sepse me siguri kanë qenë sekret i Policisë së Shtetit. Unë kam pasur informacion që po përgatitet diçka, që jam i rrezikuar, informacionin ma ka dhënë Policia e Kosovës. Nuk i kam ditur detajet, kush është, çfarë qëllimesh kanë, se kam ditur edhe për dy të tjerët të cilët e kishin bërë planin.
Policia më ka kontaktuar në telefon, ditën e parë nuk kam dalë në takim sepse kam qenë në Pejë. Kur kam ardhur këtu, kanë ardhur dy oficerë, nuk e di të kujt dikaster, më kanë njoftuar se kemi informacione se po përgatitet diçka kundër jush, jeni të rrezikuar. Për mua ka qenë pak si qesharake, sepse nëse dikush të afrohet, nuk ke kohë për të lajmëruar askënd. Kaq kam ditur. Nuk më kanë ofruar mbrojtje dhe nuk më kanë thënë a ke nevojë”, sipas tij.
Ndër të tjera, Haliti tregoi se kush mund qëndrojë pas planit për eliminimin e tij.
“Mendoj që është një plan i ngjashëm me atë projektin që e kanë bërë atëherë kundër lëvizjes në Perëndim, kundër aktivistëve, edhe për t’i kompromentuar, edhe për t’i goditur, dhe për të futur një konflikt mes organizatave dhe grupimeve, të cilat realisht nuk ishin së bashku. Më shumë është për të krijuar një situatë kaotike në Kosovë. Megjithatë, nuk jam i sigurt se kush mund të qëndrojë prapa kësaj”, theksoi Haliti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbrëmja AlbGala e platformës mediale albinfo.ch, një përjetim i paharrueshëm Në një atmosferë solemne, me ambient të ngrohtë e miqësor, platforma mediale Albinfo.ch ka mbajtur mbrëmë...
-
Zvicër: Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi feston ditën e flamurit dhe 15-vjetorin e themelimit të shoqatës
-
Luiza Duraku betohet si nënkryetare në Anderlecht
-
Abdixhiku takon bashkatdhetarët në Olten të Zvicrës
-
Habibe Duraki betohet si nënkryetare në komunën Evere të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Gati 300 ilaçe tani janë më të lira në Zvicër Gati 300 ilaçe kanë qenë më të lira, mesatarisht 12%, që nga 1 dhjetori. Zyra Federale...
-
Ndalimi emergjent i Edelweiss gjatë ngritjes nga Cyrihu: Të dhënat e para për shkakun
-
A po e ndërpret Elon Musk tani marrëveshjen e avionëve F-35 me Zvicrën?
-
Zvicër: Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi feston ditën e flamurit dhe 15-vjetorin e themelimit të shoqatës
-
Sistemi i ri tarifor: Mjekët u frikësohen disavantazheve për pacientët