Bota
Xhamitë në Izmir të Turqisë, cak i sulmeve nga hakerët
Xhamitë janë hakuar në Izmir të Turqisë, në vend të thirrjes për mamaz, është dëgjuar kënga antifashiste "Chia Bella"
Xhamitë në provincën turke të Izmirit kanë ndaluar të ftojnë adhuruesit të luten kur sistemi i tyre audio ishte hakuar dhe është dëgjuar kënga antifashiste italiane ” Chiao Bella”, përcjell albinfo.ch lajmin e mediave turke.
Kënga e famshme e partizanëve italianë nga Lufta e Dytë Botërore u dëgjua për dhjetë sekonda nga ezani në 30 xhami, tha një zyrtar i lartë fetar.
“Si masë paraprake, ne kemi vendosur të mbyllim sistemin qendror të thirrjeve të lutjeve”, tha Recep Sukru Ballkan, drejtor i Zyrës fetare në Izmir, transmeton albinfo.ch.
“Derisa të përmirësojmë sigurinë, çdo xhami do t’i ftojë besimtarët në sistemin e vet”, shtoi ai.
Prokurorët kanë nisur një hetim, përfshirë personat që kanë shpërndarë postime në mediat sociale për incidentin.
“Na vjen keq që ky provokim ndodhi në një kohë kaq të ndjeshme”, tha Ballkani për incidentin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në prag të festës së madhe myslimane të Fitër Bajramit./albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë