Feja
Xhamia, në të njëjtin vend me lokalin e lojërave
Shoqata e porsathemeluar “Paradies Mosche” (Xhamia Parajsa) e ka marrë me qira restorantin në katin përdhes dhe “kegelbahn-“in në bodrum (www.tagblatt.ch)
Në restorantin Burgdorf po ngrihet një lokal kulturor islam. Shoqata e porsathemeluar “Paradies Mosche” (Xhamia Parajsa) kështu po krijon hapësirë për lutje të përbashkëta dhe për lojë. Dy nga katër shtigjet e lojës “bowling” (gjermanisht: Kegelbahn) do të shfrytëzohen për xhaminë.
Nga jashë, restoranti “Burgdorf” duket si më parë. Madje edhe karta e menysë rri e varur ashtu siç ka qenë në vitrinën dritares. Por, verërat dhe birrat së shpejti nuk do të shërbehen më në “Burgdorf”. Picat me proshutë, mishi i derrit dhe alkooli do të jenë tabu. Ky lokal në të ardhmen do të shfrytëzohet si ambient kulturor islamik.
Shoqata e porsathemeluar “Paradies Mosche” (Xhamia Parajsa) e ka marrë me qira restorantin në katin përdhes dhe “kegelbahn-“in në bodrum. Në vitin 2015 shoqata planifikon të blejë gjithë ndërtesën.
“Në prill ose maj do ta hapim sërish restorantin”, thotë kryetari i shoqatës, Refet Jonuzi, i cili para tri vitesh e pati menaxhuar vetë restorantin “Burgdorf” për një kohë të shkurtë. Ai tash dëshiron ta udhëheqë këtë lokal si piceri, e cila do të jete në dispozicion edhe për mysafirët me buhet të vogël.
Por, ndërkohë ka edhe mjaft punë për tu bërë. “Dy nga katër shtigjet e bowlingut po i shndërrojmë në hapësirë për falje”, thotë Jonuzi. Mjeshtrat, që janë anëtarë të shoqatës punojnë pas orarit të punës. Por një defekt i ujësjellësit i ka ngadalësuar punimet dhe ka prishur ambientin për falje. Ritet fetare aktualisht bëhen në një kthinë të lokalit.
Për Refetin kjo nuk përbën problem. Ai është falur edhe më parë në hapësirën e kompjuterëve të restorantit, në kohën kur e ka udhëhequr atë. Këtu ai është takuar edhe më vonë me shokët për të luajtur bilardo. Në atë kohë atij i ka lindur ideja për një lokal kulturor ku do të bëheshin bashkë loja dhe lutjet fetare, shkruan “St.Galler Tagblatt”.
Po këtë ide e ka pasur edhe Fehim Dragusha. Ish imami i Bashkësisë Islame El-Hadje në Winkeln të St Gallenit, por nukkishte mundur t`i bindte punëdhënësit e tij. Kur i erdhi oferta për të punuar për shoqatën “Paradies Moschee”, ai pranoi. Në të ardhmen, imami 30 vjeçar kureshtjen e fëmijëve dhe të rinjve për religjionet do ta nxisë përmes lojës.
Nga fundi i vitit 2011 Dragusha ishte gjetur në titujt e gazetave për një citim të keqkuptuar nga Kurani, sipas të cilit fëmijët duhet të rrihen. Por, ai thotë se ka qenë fjala për keqinterpretim dhe gabim për shkak të njohjes sëpamjaftueshme të gjuhës, në atë kohë. Anëtari i këshillit të qytetit Nino Cozzio dhe priftërinjtë e St. Gallenit i kishin dalë në mbështetje imamit te ri.
“Unë jam për një islam modern”, thotë Dragusha. Po këtë pikëpamje e ndan me të edhe shoqata e re: në kryesinë prej shtatë anëtarësh bëjnë pjesë edhe dy femra. Lokali i ri kulturor nuk do të jetë strehë për shoqëri të mbyllur. “Në restorant dhe në bowling do të jenë të mirëseardhur mysafirët nga të gjitha religjionet dhe nacionalitetet”, thotë Jonuzi.
http://www.tagblatt.ch/ostschweiz/stgallen/stadtstgallen/tb-ag/Neue-Moschee-in-der-Kegelbahn;art197,3333048?fCMS=bn70cdgvi8lnm78og9ed06d2h7
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës