Futboll

Xhakomo Vrioni shënon tripletë në Austri

Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi tri gola në fitoren prej 4-0 të Tirolit ndaj LASK Linz në kampionatin austriak

Xhakomo Vrioni është i pandalshëm në kampionatin austriak të futbollit. Ai shënon tri gola në fitoren prej 4-0 të Tirolit ndaj LASK Linz.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare vazhdon të shënojë me një rregullsi mbresëlënëse me fanellën e Tirolit dhe po e shtyn këtë skuadër jo vetëm drejt një mbijetese të qetë, por edhe një play-off të mundshëm në Ligën e Konferencës, raporton albinfo.at.

Vrioni shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 11-të. Golin e dytë ai e shënoi në minutën 31-të që ishte edhe goli i tretë për skuadrën e tij, ndërkohë në minutën e 79-të shënoi edhe golin e tretë të tij duke çuar rezultatin përfundimtar 4-0.

Me tri golat e shënuar, futbollisti shqiptar arrin në kuotën e 14-të të golave të shënuar në këtë sezon në kampionatin austriak.

Xhakomo Vrioni tashmë është futur në garën për “këpucën e artë” në kampionatin austriak, ku do të “luftojë” deri në fund me Adeyemin e Salzburgut, i cili ka deri tash 17 gola të shënuar.