Shkurt.ch

Xhaketa që mbush celularin tuaj

Të gjithë kemi problem me bateritë e iPhone por edhe të smartfonëve të ndryshëm, të cilat shpenzohen shumë shpejt. Dhe gjithnjë kemi përshtypjen se në momentin kur na duhet më së shumti, ai (iPhone) na “tradhton”. Një prodhues i konfeksionit të modës për biznes në Gjermani bën të ditur se ka gjetur zgjidhjen për këtë telashe!

Digel quhet firma e modës e cila ka bërë një zgjidhje interesante dhe, siç premton ajo, mjaft efektive. Në njërin nga xhepat e brendshëm të xhaketës prodhuesi ka instluar një aparat mbushës të integruar (adaptor) dhe të padukshëm nga jashtë. Dhe ky aparat e mbush sërish iPhone-n tuaj!  

Xhepi i brendshëm i iSuit e filtron veprimin rrezatues përmes një funksioni mbrojtës që e ka të instaluar kështu që nuk ka arsye për frikë nga rrezatimi, thonë prodhuesit.