Futboll

Xhaka: Valoni, pasqyrë gjigante për mua, shqiptarët festojnë për fitoret e Zvicrës

Asnjë zviceran nuk është në qendër të vëmendjes sa Granit Xhaka. Ylli 25-vjeçar i Arsenalit ka lënë një verë me plot lëvizje. Në intervistën për “Luzerner Zeitung” ai ka folur për gabimet, akuzat dhe ndjenjat e thyera, përcjell albinfo.ch.

Në lidhje me konferencën e pazakontë, ku shumë lojtarë së bashku me trajnerin Vladimir Petkovic dolën përpara kamerave, Xhaka shprehet: “Ne kishim bisedime interne me të gjithë lojtarët dhe trajnerin. Më pas vendosëm që: pavarësisht kush kritikohet, ne jemi së bashku, të unifikuar dhe askush nuk mund të na rrëzojë.”

Në lidhje me gjestin e shqiponjës dykrenore, lojtari shqiptar tha se “i gjithë klubi ishte i habitur me intensitetin e diskutimit dhe pasojat pas KB. Nëse bëhet fjalë që kjo erdhi më shumë nga shkualifikimi zhgënjyes prej Suedisë ose prej gjestit me shqiponjë, këtë nuk e di”.

Xhaka ka folur edhe për përjashtimin e çuditshëm të Valonit nga NATI.

“Ai më telefonoi mua dhe të gjithë u habitëm. Valoni ishte një pasqyrë gjigante për mua. Ai na ndihmonte ne të rinjve në kombëtare”.

Granit Xhaka thekson se pjesë e shoqërisë multikulturore është edhe Zvicra dhe se pavarësisht se në të ardhmen nuk do ta bëj gjestin e shqiponjës dykrenore, ai është i “vetëdijshëm sesa mijëra shqiptarë qëndrojnë përpara televizorit dhe festojnë sinqerisht mbi çdo sukses tonin”.