Uncategorized
Xhaka: Unë kam gjak shqiptari, Zvicra është shtëpia ime e parë
Granit Xhaka ka kryer një intervistë të gjatë me të përditshmen zvicerane “Blick”, ku ka folur thuajse për të gjitha temat, përcjell albinfo.ch
Granit, si është në stërvitjet e kombëtares pa Ricardo Rodriguez? Në fakt ju të dy ishit të pandashëm?
Xhaka: E pazakontë. Ne ishim gjithmonë sëbashku nëpër dhoma. Për shkak se Rici është lënduar, unë mora një dhomë tek.
Si është shoqëria juaj?
Ne njihemi prej KB 2009 në Nigeri për U17, kur nuk u shpallëm shampion. Kur të përputhet diçka, atëherë të përputhet. Unë e dua shumë atë si tip, si njeri. Ai është direkt dhe i sinqertë. Ne flasim për gjithshka, jo vetëm për futboll. Gjithashtu edhe për gra dhe familjet tona..
..kur do martoheni?
Pyetje e bukur! Akoma se kemi planifikuar. Për këtë verë s’bëhet fjalë, pasi ne e planifikojmë datën një vit përpara.
Në verën e 2018 mund të ndodhë – ose?
Shpresoj që jo. Atëherë është KB në Rusi.
Katër ndeshje, 12 pikë. Kombëtarja është drejt kualifikimit në Rusi.
Faza e fillimit ka qenë super. Varet prej ne sesi do e përdorim në të ardhmen. Lehtë nuk është. Gjithashtu të dielën kundër letonezëve nuk është e lehtë. Ata shënojnë pak gola, por edhe pranojnë pak. Duhet të jemi gati, edhe me kokë.
Shumë nga kolegët tuaj hasin në probleme, disa me aktivizime, disat me lëndimë. Keni frikë se klubi nuk është gati?
Jo. Të gjithë që janë këtu kanë cilësi. Lojtarët e Zvicrës nuk janë zgjedhur me short. Tash është në duart e secilit, që të tregojë se në klub luan mirë.
Jeni ju një lojtar i dashur?
Po. Nga disat më shumë, nga të tjerët më pak. Kjo është normale.
Keni ndjenjën se ju nderoheni majftueshëm si lojtar zviceran? Ose kjo nuk ka shumë rëndësi?
Sigurisht që për mua është e rëndësishme. Pa tifozët tanë nuk do ishim këtu ku jemi. Unë e gjurmoj se jam i dashur. Pse pyesni ju?
Ju keni shkruar një letër të hapur shqiptarëve, në të cilën ju arsyetoheshin pse luanit për Zvicrën. Për ju ka shumë rëndësi origjina, Kjo sikur kuptohet se ju nuk identifikoheni saktë me Zvicrën?
Unë kam lindur në Zvicër, jam rritur dhe shkolluar këtu dhe i jam mirënjohës gjithmonë Zvicrës për çdo gjë. Zvicra është shtëpia ime e parë. Para Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo do të mbetet kështu. Por …
Por Çfarë?
Prindërit e mi janë nga Kosova. Unë kam gjak shqiptari. Kështu janë gjërat. Nuk po gënjej asgjë. Unë jam i hapur dhe i sinqertë. Ky është karakteri im. Jam aktor i keq. Vendimi nuk kishte kundër Kosovës. Unë vendosa të luajë për Zvicrën. Askush nuk mund të më akuzojë se nuk jap maksimumin për Zvicrën dhe kjo është më e rëndësishmja.
Në të ardhmen e afërt mund të pretendoni shiritin e kapitenit?
Kjo nuk është qëllimi im, por ëndrra imë. Unë nuk e dij si do shkojë. Por jam gati për atë dhe shiriti i kapitenit do më bënte krenar!
Ju keni shumë vetëbesim. Keni qenë gjithmonë kështu?
Po. Unë jam direkt. Kështu kam qenë gjithmonë dhe do jem gjithmonë. Unë e them mendimin tim, pavarësisht kush ndodhet përpara meje.
Përveç kur jeni sëbashku me vëllain tuaj, Taulant. Atëherë ai është shefi….
..edhe kjo kështu do mbetet përgjithmonë.
Sepse është më i vjetër?
Jo vetëm kjo. Ai për mua është edhe një pasqyrë në shumë gjëra…
…mbi të gjitha në fushën luftarake?
Padyshim.
Ju pra jeni gjithashtu një lider agresiv!
Po, por ai është një tip tjetër. Ai kafshon pak më shpejt sesa unë.
Por ju keni marrë më shumë kartonë të kuq. Nga 2014 nëntë herë jeni detyruar ta lëshoni ndeshjen.
Po, në këtë aspekt kam më shumë karton të kuq.
Si ndodh që thuajse të gjithë të kritikojnë në Angli?
Për mua kjo s’ka fare rëndësi. Asnjëri nuk mund të më demotivojë. Çfarë mua më nervëzon, janë njerëzit të cilët më paraqesin si budalla, të ndyrë dhe patru. Fjali të tilla nuk thuhet mbi njerëzit të cilët nuk i njeh.
A e keni gjetur në Arsenal atë që kërkonit?
Absolutisht. Një qytet dhe klub i jashtëzakonshëm. E vetmja që i mungon Arsenalit është titulli kampion. Besoj se kjo së shpejti do ndryshojë.
Si ndjeheshit që dyherë kundër Bajernit humbët 1:5?
Shumë keq, por besoj se Bajerni nuk është shumë më cilësor sesa Arsenali.
Arsenali është i mirë si Bajerni? Një shprehje e guximshme pas rezultate. Nuk ju duket e guximshme?
E guximshme po, por unë e shoh kështu. Unë kam fituar treherë kundër Bajernit me Gladbach dhe kjo e fundit nuk ka cilësinë e Arsenalit.
Përkundër dy disfatave, Bajerni është i interesuar në ju?
… kështu kam lexuar, por s’kam dëgjuar asgjë.
Cilët janë miqtë më të mirë në Arsenal?
Mbi të gjitha ata që flasin gjermanisht. Mustafi, Mertesacker, Özil. Ne jemi një grup shumë i mirë.
Mezut Özil ose Alexis Sanchez? Cili është lojtari më i mirë që keni luajtur sëbashku?
Pyetje e përgjithshme. Do them Özil, atëherë shqetësohet Sanchez. Por të dy janë padyshim më të mirët. Ata kanë cilësi të jashtëzakonshme.
Trajneri Arsene Wenger është kritikuar mjaft për rezultatet e fundit. Dini diçka nëse do rinovojë kontratën ose a do tërhiqet?
Jo.
Kthehemi te kombëtarja. Gjenerata tënde, e Shaqirit dhe Rodriguez & Co. a vlen si tërësisht e talentuar. Për ju nuk është qëllimi vetëm kualifikimi në turnir. A është kështu?
Me këtë kombëtarje ne kërkojmë më shumë se një të tetat e finales. Nëse unë nuk do e humbja penaltinë në Francë, do kishim shkuar shumë larg. Për këtë jam i kënaqur.
A e ëndërroni akoma atë penalti?
Nuk e ëndërroj, por nuk mund ta harroj kurrë.
A e keni pyetur Marco Streller që humbi penalti të ngjashme kundër Ukrainës në KB 2006?
Jo. Është më mirë që nuk e kam pyetur. (qesh)
Keni gjuajtur prej atëherë ndonjë penalti?Deri tani jo. Por do gjuaj përsëri. Sepse ndonjëherë balli do jetë brenda – mbase në finalen e KB!
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca