Futboll
Xhaka: “Ua mbyllëm gojën kritikëve”
“Kishte shumë fjalë, për tatuazhin, për modelin e ri të flokëve etj. Por mendoj se sot ne u mbyllëm gojën të gjithë kritikëve...”
Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka pas fitores së mbrëmshme historike kundër Francës, është më shumë se cilido lojtar, tjetër, nën dritën e reflektorëve të mediave zvicerane e më gjerë.
Krahas shprehjes së gëzimit të madh për fitoren, ai nuk ka harruar t`u drejtohet kritikëve, shkruan albinfo.ch.
“Kishte shumë fjalë, për tatuazhin, për modelin e ri të flokëve etj. Por mendoj se sot ne u mbyllëm gojën të gjithë kritikëve. Jam shumë krenar për këtë ekip. Ne luftuam deri në fund”, ka thënë ai pe¨r televizionin SRF në deklarimin e tij të parë pas ndeshjes.
Më tutje ai thotë: “Në minutën e 65-të pashë orën dhe mendova se ishte koha që të zgjoheshim. Mendoj se Franca konsideronte që fitorja e tyre ishte e qartë. Por e dija që ne ende kishim mundësi nëse rezultatin e kthejmë në 2-3. Në kohën shtesë ne ishim dukshëm ekipi më i mirë. Ne do të festojmë sot ndërsa nesër përqendrimi do të jetë plotësisht te Spanja”, ku ai nuk do të luajë për shkak të dy kartonave të verdhë.
Ai ka ritheksuar se sa krenar është për ekipin, transmeton albinfo.ch. “Shumë veta e shohin vetëm punën vetëm në fushë dhe jo çfarë ka jashtë fushës. Ne jemi shumë krenarë për ato që na ka dhënë Zvicra. Të gjithë që janë këtu janë krenarë që luajnë për Zvicrën. Ju mund të më besoni. Diçka e tillë ndpdh vetëm njëherë”.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












