Futboll
Xhaka tregon kur do të martohet
Ai në muajin janar është fejuar Arbnorën, derisa ka treguar për planet e mëtutjeshme
Mesfushori kuqezi, Taulant Xhaka njihet si një lojtar luftarak, ku nuk dorëzohet asnjëherë. Ai në një intervistë për ‘Blick’ ka rrëfyer për jetën në fushë dhe jashtë saj, përcjell albinfo.ch.
Ai në muajin janar është fejuar Arbnorën, derisa ka treguar për planet e mëtutjeshme. “Ne do të martohemi vetëm pasi të kryhet sezoni, momentalisht është fokusi vetëm te Basel”, thotë Taulanti.
Por, a mund të qëndrojë ai përgjithmonë te Baseli? “Unë mund të imagjinoj të përfundoj karrierën këtu. Ndjej besimin nga bordi dhe nga trajneri. Kam kontratë afatgjate dhe kjo aktualisht nuk është një çështje”, shprehet tutje Xhaka.
Ai shtoi se ndihet rehat te kampionët dhe nuk ka nevojë për ndryshim. Mesfushori ka folur edhe për gjendjen në Superligë, ku ndodhen 11 pikë nga Young Boys, që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
“Sezoni është i gjatë. Young Boys është në gjendje të mirë shpirtërore dhe i motivuar. Nuk është lehtë sikur viteve të kaluara. Edhe skuadrat kanë ndryshuar. Nuk është arsyetim se luajmë në Ligën e Kampionëve, pasi mund të luajmë në dy gara”, theksoi ndër të tjera mesfushori kuqezi.
Ai shtoi se mund të fitojnë Kupën, derisa ka lavdëruar tifozët e Baselit, si më të mirët në Zvicër, e ndoshta edhe në Evropë.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Sharri’ organizon festë me rastin e 28 Nëntorit ...
-
Studentët shqiptarë në Diasporë, urë lidhjeje me atdheun
-
Përfaqësuesit e Albanian Engineering of Switzerland vizitojnë nga afër ndërtimin e stacionit hekurudhor në Bernë
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi performon në Vjenë
-
Erdhën nga Suedia në Kosovë për të zhvilluar tutje sportin e famshëm Golf
Jeta në Zvicër
-
Këto janë komunat më tërheqëse për të jetuar në Zvicër Kushdo që mendon të lëvizë, do të kërkojë një vend të ri për të jetuar bazuar...
-
Zvicra është pa dyshim më pak e sigurt se sa ishte disa vjet më parë
-
Zvicra grumbulloi ar me vlerë rreth 15 miliardë franga
-
Tryezë e rrumbullakët në Lozanë
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në Zvicër: cilat janë sfidat, cilat janë zgjidhjet dhe cilat janë mundësitë?
-
Mbi 3 milionë njerëz erdhën në Zvicër nga viti 2002