Sport

Xhaka stërvitet me Prishtinën

Granit Xhaka mbërriti në Prishtinë, ku u prit nga shumë tifozë kosovarë të Arsenalit, derisa për media nuk foli fare

I shoqëruar me dy vajza, futbollisti Granit Xhaka të martën mbërriti në Aeroportin e Prishtinës, ku tha se Arsenali ekipi më i mirë në botë. Më të ishte e fejuara e tij dhe motra, shkruan albinfo.ch.

 

Xhaka, përveç mediave u prit edhe nga shumë fansa të Arsenalit, megjithatë ai nuk ka dashur të flas për media lidhur me atë se a do të luan për Kosovën.

 

Ai nuk deshi të flas as për synimet e tij në Arsenal, por theksoi se ka vendosur të luajë në Arsenal për shkak se është ekipi më i mirë në botë. Normalisht për këtë ishin shumë të lumtur tifozët kosovarë të Arsenalit të cilën kanë bërë shumë fotografi me të, derisa e kanë shoqëruar deri te vetura e tij.

 

Xhaka të mërkurën në mëngjes është stërvitur me futbollistët e Prishtinës. Përveç paraqitjes së tij në fushën e qytetit, moment për mbamendje është se të mërkurën pasdite do të mbahet treningu i fundit në barin e fushës së stadiumit të qytetit i cili ka qëndruar “stoikisht” tani e më shumë se 50 vite.