Futboll

Xhaka sot kërkon fitoren ndaj Romës për vulosjen e finales në Ligën e Evropës

 

Sot do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Ligës së Evropës, përcjell albinfo.ch.

Xhaka i Bayer Leverkusenit pas fitores në sfidën e parë ndaj Romës, me rezultat 2-0, do të kërkojë vulosjen e kalimit në finale të kësaj gare dhe të vazhdojë serinë pa humbje.

Ndërkohë, trajneri Daniele de Rossi nuk pritet të dorëzohet për këtë takim.

Në anën tjetër, Marseille dhe Atalanta u ndanë baras 1-1 në lojën e parë dhe pritet të jetë gjithçka e hapur për sot.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen duke filluar nga ora 21:00.