Futboll
Xhaka shpallet Lojtari i Vitit në Zvicër
Xhaka mbizotëroi në zgjedhje ndaj fituesit të vitit të kaluar Yann Sommer (Bayern Munich) dhe Manuel Akanji (Manchester City)

Në kuadër të Natës së Futbollit të Zvicrës, e cila organizohet nga Shoqata Zvicerane e Futbollit dhe Liga Zviceriane e Futbollit, në Bernë u nderuan lojtarët më të mirë të vitit 2022, transmeton albinfo.ch. Trofeu “Iconic” u nda për gjashtë kategori.
Ngjarja është duke zhvilluar edhe në këto momente dhe po transmetohet drejtpërdrejt nga mediat zvicerane.
Lojtari i Vitit në Zvicër: Granit Xhaka
30-vjeçari shqiptar është kapiten dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm në kombëtaren e Zvicrës. Në fund të marsit, në ndeshjen kundër Kosovës, ai ishte vetëm zvicerani i gjashtë që arriti shifrën e 100 ndeshjeve të luajtura ndërkombëtare, shkruan srf.ch.
Xhaka është gjithashtu një nga lojtarët më të mirë të padiskutueshëm në Arsenal të Londrës. Ai aktualisht është në krye të tabelës së Premierligës me londinezët, transmeton albinfo.ch. Xhaka mbizotëroi në zgjedhje ndaj fituesit të vitit të kaluar Yann Sommer (Bayern Munich) dhe Manuel Akanji (Manchester City).
Ai me këtë rast ka falënderuar “të gjithë për të gjitha” që kanë bërë për të, për të gjithä ata “që më kanë besuar”. Falënderimet e tij shkojnë për trajnerin e Nati-t, për bashkëlojtarët, për familjen etj. Ai po ashtu ka thënë se falënderon edhe ata që “nuk i kanë besuar” për faktin se ata e kanë shtyrë për tu bërë edhe më i mirë, shkruan albinfo.ch.
Lojtarja Zvicerane e Vitit: Ramona Bachmann
32-vjeçarja sulmuese ka luajtur tashmë për klubet si Rosenborg, Wolfsburg dhe Chelsea dhe ka festuar suksese të mëdha me të gjitha klubet. Lojtarija nga Lucerni ka qenë nën kontratë me Paris St-Germain që nga viti 2020, përcjell albinfo.ch. Me francezët ajo u bë kampione në vitin 2021 dhe një vit më vonë fituese e kupës. Bachmann është pjesë e pandarë e kombëtares që nga viti 2007.
Deri më tani ajo ka luajtur në 129 ndeshje ndërkombëtare, duke shënuar 57 gola.
box
Fituesit e tjerë të mbrëmjes:
Lojtari i Vitit i Superligës: Fabian Rieder (YB)
I riu i vitit: Fabian Rieder (YB)
Lojtari i Vitit në Challenge League: Brighton Labeau (Lausanne-Sport)
Lojtarja më e mirë e vitit në Superligën e femrave: Fabienne Humm (FCZ)
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Berisha me thirrje për diasporën: Mos fotografo votën Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, u bëri thirrje shqiptarëve në diasporë të mos...
-
Mbrëmje përkujtimore dhe letrare, në shënim të Ditës së të Pagjeturve
-
Pashkët mes shqiptarëve të Zvicrës: Meshat në gjuhën shqipe dhe mesazhi i ringjalljes
-
Lidhja e Papa Françeskut me shqiptarët, një histori besimi dhe shprese
-
Shqiptari nga Kosova emërohet zv.drejtor për video në Associated Press në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Bashkimi i Helvetia dhe Baloise: Çfarë duhet të presin punonjësit dhe klientët tani? Një marrëveshje e madhe është në horizont në qendrën financiare të Zvicrës: Kompanitë e sigurimeve Helvetia...
-
Vera e vonesave: Më pak trena, më shumë rrugë dhe dyfish kohë për të arritur në Milano
-
Ka shpërthyer bankomatin: 66 muaj burg dhe dëbim nga Zvicra për kosovarin
-
Posta zvicerane shkruan histori: Letra e sigurt elektronike po vjen për të gjithë
-
Donald Trump ushtron presion mbi universitetet zvicerane