Futboll

Xhaka rikthehet në fushën e blertë, Zvicra kërkon vendin e parë

Për ekipin e Zvicrës, Granit Xhaka do ta nisë nga minuta e parë

Zvicra ndodhet në vendin e tretë në grupin D me 11 pikë, një më pak se dy vendet e para. Në sfidën e sotme zvicerianët do të kërkojnë tre pikët, për të shkuar të qetë në sfidën e fundit në grup dhe të sigurojnë një vend në EURO 2020.

Për ekipin e Zvicrës, Granit Xhaka do ta nisë nga minuta e parë, duke u kthyer kështu në fushë që pas incidentit me Arsenalin. Përkrah Xhakës do të luajë dhe sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, përcjell albinfo.ch.

Zvicër: Sommer, Elvedi, Akanji, Ricardo Rodriguez; Lichtsteiner, Zakaria, Xhaka, Steffen; Fernandes; Seferoviq, Ajeti.

Gjeorgji: Loria; Kakabadze, Kashia, Grigalava, Kocholava; Kankava, Kiteishvili; Daitashvili, Shengelia, Qazaishvili; Kvilitaia.