Futboll
Xhaka: Po shkruajmë histori, i gatshëm për fundjavën historike
Bëhet e ditur se në ndeshjen e së dielës ndaj Werder Bremenit (17:30), Leverkuseni mund ta sigurojë titullin e kampionit të Gjermanisë, shumë javë para fundit të edicionit. Do të jetë titulli i parë në histori të klubit, përcjell albinfo.ch.
“Ne e dimë që mund të bëjmë histori. Për klubin, për tifozët, për veten”, thotë Granit Xhaka, mesfushori i Bayer Leverkusenit. Ai vlerësohet “motor” i skuadrës.
Edhe në fitoren 2:0 ndaj West Hamit, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës, të enjten mbrëma, Xhaka ka nisur shumicën e aksioneve të Leverkusenit. Ka kryer shumë punë në mesin e fushës.
“Do të bëjmë çdo gjë për ta përfunduar garën për titull”, ka shtuar Xhaka.
Fitorja do të mjaftojë për Leverkusenin që të shpallet kampion.
“Pritja është e madhe. Nuk mund të jetë më e madhe”, thotë trajneri Xabi Alonso, që po e udhëheq
Bayer Leverkusenin në kampanjën historike.
“Nëse fitojmë jemi kampionë. Duhet të japim maksimumin. Kemi 90 minuta për të arritur diçka shumë të veçantë”, ka shtuar Alonso.
Gjashtë xhiro para fundit, Leverkuseni udhëheq me 76 pikë. Bayerni dhe Stuttgarti i kanë nga 60 pikë. Këto dy skuadra luajnë të shtunën dhe Leverkuseni mund të shpallet kampion ende pa luajtur. Por një skenar të tillë nuk e duan te skuadra e Xhakës. Shpresojnë për festë të madhe në ndeshjen e së dielës.
“Shpresojmë se mund të vendosim për vete”, thotë Jonas Hofmann, që shënoi golin e parë ndaj skuadrës angleze, në minutën e 83-të. “Nuk duam që titulli të sigurohet duke qëndruar në shtëpi, me një gotë ujë para vetes. Ashtu nuk mund të shprehim të gjitha emocionet”.
Hofmann e shënoi golin pak minuta pas aktivizimit në ndeshjen e së enjtes. Goli i fundit i tij ishte realizuar në tetor të vitit 2023 dhe ai u zhduk edhe nga radari i selektorit të Gjermanisë, Julian Nagelsmann.
“Jam i lumtur që funksionoi, sidomos në një ndeshje kaq të rëndësishme. Natyrisht se kjo të sjell vetëbesim”, thotë 31-vjeçari.
Victor Boniface, që po ashtu ishte zëvendësues, rriti besimin me golin e dytë. Ai shënoi në kohën shtesë. Ai shënoi golin e parë pas afro katër muaj. Mungoi gjatë për shkak të një lëndimi.
“Edhe një herë lojtarët erdhën nga stoli dhe vendosën ndeshjen. Kemi skuadër ku të gjithë meritojnë vendin në 11-shen e parë”, thotë Xhaka.
“Ndeshjet fitohen me pak lojtarë, por si skuadër fitohen titujt”.
I pari mund të sigurohet të dielën, apo edhe të shtunën. Ai më i vlefshmi, i Bundesligës. Dy trofe të tjerë mund të shtohen ndërkohë, i Ligës së Evropës dhe Kupës së Gjermanisë. Tifozët dhe lojtarët e Leverkusenit tashmë e ëndërrojnë tripletën. Leverkuseni ka plot 42 ndeshje pa humbje. Dhe gjëra të mëdha nga ëndrra po bëhen realitet.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor