Futboll

Xhaka përjashtohet edhe për ndeshjen e radhës

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka konfirmuar se Granit Xhaka nuk do të luajë në ndeshjen kundër Wolvesit këtë të shtunë, më 2 nëntor, raporton Goal.

Kapiteni i Arsenalit, Xhaka, është kritikuar shumë për përplasjen e tij me tifozët brenda stadiumit të Emirateve kur ai është zëvendësuar gjatë barazimit 2-2 në Crystal Palace të dielën e shkuar.

Lexoni edhe:

Xhaka përplaset me tifozët e Arsenalit

Xhaka, po ashtu, ka kërkuar falje për veprimet e tij, por së pari bëri një shpjegim përse humbi qetësinë, duke insistuar se ishte “lënduar thellë” nga “abuzimi i përsëritur” që ka marrë nga tifozët në javët e fundit.

“Ai u ka kërkuar falje tifozëve, të gjithëve dhe tani fokusi është për ndeshjen e nesërme”, ka thënë Emery në një konferencë për shtyp.

“Nuk është në mendjen time që ai të luajë në ndeshjen kundër Wolvesit. Mendoj se nesër ai nuk do të luajë, sepse duhet të fokusohemi 100 për qind për këtë ndeshje”, shtoi ai.