Futboll
Xhaka për UEFA-n: Të jem në përfaqësuese dhe të udhëheq si kapiten – burim i krenarisë për mua
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, një ditë para ndeshjes së parë të kombëtares në Evropianin 2024, ka dhënë intervistë për UEFA-n, ku ka thënë se të jetë në përfaqësuesen e Zvicrës dhe ta udhëheqë atë, është burim krenarie.
“Të jem në përfaqësuese dhe të udhëheq si kapiten, është burim i krenarisë për mua. Unë jam shumë ambicioz, dua të jem i suksesshëm. Dua të udhëheq ekipin që të shkruaj histori në Gjermani, që ky ekip të mbahet mend dhe do të punojmë shumë për të arritur këtë”, ka thënë Xhaka në intervistën që është publikuar në uebfaqen zyrtare të UEFA-s, transmeton albinfo.ch.
Tutje ai ka thënë se te Zvicra ka shumë vjet që stërvitjet nuk kanë qenë të nivelit më të lartë, ndërsa u shpreh se ka shumë konkurrencë për pozita në ekip.
“Qartë se duam ta kalojmë grupin. Grupi është i vështirë, por synimi ynë i parë është të kalojmë në fazën nokaut. Ndeshja e parë me Hungarinë është e rëndësishme. Do të ishte shumë mirë nëse fillojmë me fitore. Duhet të luajmë ndeshje të përkryer ndaj Hungarisë dhe të qëndrojmë të fokusuar për 90 minuta. Dhe na duhet shpirti ekipor. Së bashku jemi më të fortë. Shpresojmë të jemi në gjendje të tregojmë këtë në ndeshjen e së shtunës”, ka thënë ai.
Ndryshe, nesër Zvicra luan ndeshjen e parë të EURO2024, në takim me Hungarinë nga ora 15:00.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun