Futboll

Xhaka: Mes meje dhe Shaqirit çdoherë ka funksionuar; paralajmëron belgët

“Çdoherë ka funksionuar mes ne të dyve. Ne e dimë se Shaqiri ka cilësi në mesfushë," tha Xhaka.

Pas humbjes 2:1 të Zvicrës kundër Belgjikës, lojtari shqiptaro-zviceran Granit Xhaka ka paralajmëruar belgët se asgjë s’ka përfunduar dhe se do hakmerren në ndeshjen e kthimit.“Ndonjëherë nuk sjell asgjë paraqitja e mirë. Mbase më mirë është të luash keq dhe të sjellësh diçka. Ndonjëherë duhet të fitojmë edhe kundët Top-Teams. Është keq që përsëri nuk ia dolëm,” tha Xhaka kundrejt numrit një në ranglistën e FIFA.

Xhaka pranoi se në pjesën e dytë Belgjika luajti më mirë dhe doli në avantazh, por gabimi i zviceranëve qëndroi se nuk diti të shfrytëzojë topin e fundit në zonën e rreptësisë.

“Ne jemi tepër të përgatitur emocionalisht, por na nevojitet edhe pak intelegjencë,” tha Xhaka përcjell albinfo.ch. “Pas rezultatit 2:1 asgjë s’ka përfunduar.”

Në nëntor Belgjika do vijë drejt Luzernit për të luajtur ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve – ku krahas Belgjikës dhe Zvicrës është edhe Islanda.

Gjatë kësaj përballje Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë luajtur në mesfushë. Në pyetjen e fundit se a shkonin mirë, ai u përgjigj: “Çdoherë ka funksionuar mes ne të dyve. Ne e dimë se Shaqiri ka cilësi në mesfushë.”