Futboll

Xhaka me Leverkusenin fitojnë titullin e parë historik në Gjermani

Bayer Leverkusen është kampion i ri i Gjermanisë në futboll

Për herë të parë në historinë e saj 120 vjeçare, Bayer Leverkusen është kampion i Gjermanisë.

Fitorja e sotme ndaj 5:0 Werder Bremen ka zyrtarizuar “Aspirinat” si kampionë të ri të Gjermanisë, duke përfunduar para Bayern Munich, që fitoi në 11 vitet e fundit, shkruan albinfo.ch.

Pjesë shumë e rëndësishme e këtij suksesi ishte edhe ylli shqiptar, Granit Xhaka. Ai shënoi në ndeshjen e sotme për 2:0 nga distanca.

Xhaka ka qenë lider i skuadrës së Xabi Alonsos. Pas 29 xhiros, Leverkusen grumbulloi 79 pikë, duke mos pësuar asnjë humbje deri më tani në të gjitha garat, që është një rekord tjetër për Leverkusen.

Bayer shpallet kampion kur kanë mbetur edhe pesë xhiro.