Futboll

Xhaka me grip, nuk luan sonte

Futbollisti shqiptar është lënë në shtëpi, pasi ka qenë me grip dhe temperaturë

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka nuk ka udhëtuar fare me ekipin e Arsenalit për ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj CSKA Moskës në Rusi.

Futbollisti shqiptar është lënë në shtëpi, pasi ka qenë me grip dhe temperaturë.

Ai ishte në ndeshjen e kaluar, ku londinezët fituan me rezultat 4:1, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit në gjysmëfinale të kësaj gare, shkruan albinfo.ch.

Arsenal shpreson të fitojë këtë ligë, në mënyrë që edicionin e ardhshëm të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

Siç dihet pjesë e Arsenalit është edhe Shkodran Mustafi. Ndërkohë, sonte do të takohen edhe Salzburg-Lazio, derbi ndërmjet Valon Berishës dhe Thomas Strakoshës. Takimin e parë e fituan italianët 4:2, ku njërin gol për austriakët e shënoi Berisha nga pika e bardhë.