Kosova
Xhaka me fanellen e Zvicrës, gati për t’u përballur me kombëtaren e Serbisë
Një historik i shkurtër i përballjeve futbollistike mes Zvicrës dhe Serbisë
Albinfo.ch dje ka paralajmëruar ndeshjen futbollistike, ku përfaqësuesja e Zvicrës në futboll do të përballet me Serbinë në “Letzigrund” të Zuerichut.
Ndeshja Zvicër – Serbi do të zhvillohet më 15 nëntor, nga ora 20:45 dhe i takon Ligës së Kombeve.
Ndeshjen e parë kundër Serbisë helvetikët e zhvillojnë më 12 tetor, në Beograd.
Zvicra dhe Serbia janë së bashku në Grupin 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve. Përveç Zvicrës e Serbisë, do të jenë edhe Spanja dhe Danimarka.
Por vëmendjen më të madhe në grup do ta marrë përballja e Zvicrës me Serbinë. Dhe, në fokus do të jetë sërish kapiteni Granit Xhaka.
Xhaka bashkë me Xherdan Shaqirin ishin protagonistët kryesorë në përballjet e mëhershme të Zvicrës me Serbinë.
Xhaka e Shaqiri e kanë dërguar dy herë Serbinë në shtëpi nga Botërori – në “Rusia 2018” e “Katari 2022”. Shaqiri pas Kampionatit Evropian që u zhvillua në Gjermani u tërhoq nga Përfaqësuesja e Zvicrës.
Shaqiri bëri ndeshje të shkëlqyer, duke shënuar një gol dhe duke filluar aksionet për dy të tjerët, ndërsa Xhaka ishte i qëndrueshëm në mesfushë. Xhaka pati pasur dy momente tensioni me lojtarët serbë në Katar. Pasi ishte provokuar nga rezervat serbe, Xhaka ishte kundërpërgjigjur duke i sharë. Në mesin e pjesës së dytë ishte krijuar një rrëmujë, por qetësia ishte kthyer shpejt. Në fund pati edhe një rast tjetër tensioni. Xhaka ishte i rrethuar nga lojtarët serbë, por fillimisht u përball i vetëm me ta. Më pas ai u ndihmua nga lojtarë të tjerë zviceranë. Në fund të ndeshjes, Xhaka festoi me fanellën me mbiemrin “Jashari” të vendosur në gjoks.
Edhe pesë vjet më parë në Rusi, Xhaka dhe Shaqiri ishin vendimtarë për fitoren 2:1 ndaj Serbisë. Të dy shënuan gola dhe festuan me shqiponjë.
Ndeshjet në mes të Zvicrës dhe Serbisë do të zhvillohen në tetor dhe nëntor. Por para se Zvicra t’i luajë ndeshjet kundër Serbisë, edicionin e katërt të Ligës së Kombeve e nis më 5 shtator në udhëtim te Danimarka, ndërsa më 8 shtator e pret Spanjën. Më 12 tetor luan kundër Serbisë, më 15 tetor luan në Zvicër ndaj Danimarkës. Më 15 nëntor ndaj Serbisë në Zuerichu, ndërsa Ligën e Kombeve e mbyll në udhëtim te Spanja më 18 nëntor.Edhe Kosova kishte luajtur ndaj Zvicrës në stadiumin ku Zvicra do ta presë Serbinë.
Mbi 20 mijë shikues ishin në staium për ndeshjen e parë mes Zvicrës dhe Kosovës. Ishte 29 marsi i vitit 2022, ndërsa ndeshja u luajt në stadiumin “Letzigrund” në Zuerich. Shumica prej 20 mijë e 800 shikuesve ishin shqiptarë.
Ndeshja ishte miqësore, ndërsa u shndërrua në “festë shqiptare”. Miqësor ishte edhe rezultati. Ndeshja miqësore pati përfunduar baras, 1:1.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur