Futboll

Xhaka: Më dhemb në shpirt që s’do të luaj kundër Spanjës

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës Granit Xhaka, duelin e nesërm mes Spanjës e Zvicrës do të arrijë ta përcjellë vetëm si shikues, jo edhe protagonist, shkruan Albinfo.ch.

Lidhur me këtë ai është shprehur se shumë po vuan që për shkak të kartonëve, s’mund ta ndihmojë Zvicrën të premten.

“Më dhemb në shpirt që s’do të luajë nesër – por kam besim se do të kryejmë punën. Është diçka speciale ajo çfarë ka kjo skuadër dhe ne do të japim gjithçka për të vazhduar dhe shkruar historinë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.