Uncategorized

Xhaka: Matic është zemra e Serbisë

Nemanja Matic është zemra dhe truri i serbëve. Ngjashëm vlen edhe për Xhakën në Zvicër, shkruan 20min.ch.

Në fakt José Mourinho kërkonte pushim për Nemanja, megjithatë ai ishte protagonisti i fitores së Serbisë kundër Kosta Rikës – duke shënuar edhe golin e vetëm të takimit. Lojtari i YB, Miralem Sulejmani thotë se “truri i skuadrës serbe është Nemanja”, i cili është transferuar për 60 milionë euro nga Chelsea në United.

“Është zemra e skuadrës serbe,” thotë gjithashtu Granit Xhaka, i cili vlen si regjisori i skuadrës zvicerane.

Vigan dhe i qëndrueshëm

Nemanja dhe Xhaka njihen për dyluftime në mesfushë, andaj pritet që gjatë pasimeve të gjata të shohim shpesh dyluftimet e tyre. E vërteta është se Nemanja (1,94) është më i gjatë sesa Xhaka (1,85cm) dhe peshon tre kilogramë më shumë. Por në fund flet taktika dhe zemra.