Futboll

Xhaka lëshon fushën, nuk ndihet mirë me shëndet

Pas vetëm 15 minutash debutim në fushën e gjelbër, Granit Xhaka ka lëshuar ndeshjen ndaj Wolves. Deri tek kjo situatë erdhi pasi nuk ndjehej mirë më shëndet.

Gjithçka nisi në fillim të ndeshjes kur po zhvillohej minuta e dytë dhe Xhaka ndaloi për një moment, përcjell albinfo.ch.

Derisa qëndroi pak jashtë fushës dhe u rikthye sërish, ai në minutën e 15-të përfundimisht la lojën.

Ende nuk dihet se sa serioz është ky lëndim kur Botërori po afrohet dhe do të fillojë më 20 nëntor.