Futboll
Xhaka: Kemi eksperiencën për të shkruar historinë
Para pak minutash Granit Xhaka është deklaruar për sfidën ndaj Francës në kuadër të 1/8 e finales së Euro 2020, transmeton albinfo.ch.
Zvicra takohet me Les Blues nga ora 21:00, dhe shpresojnë të kalojnë në çerekfinale.
“Në tri edicionet e fundit jemi eliminuar në fazën e 1/8-ave, por këtë herë duam t’i shkojmë deri në fund kompeticionit dhe në skuadër kemi eksperiencën e duhur për të shkruar historinë”, ka thënë Xhaka.
“Jemi të qetë dhe të relaksuar, pasi e dimë mirë që nëse japim 100 %-shin tonë, mund të bëjmë diçka të madhe, ndonëse Franca mbetet favoritja e madhe. I njoh mirë Pogban dhe Kanten nga kampionati anglez, janë futbollistë shumë cilësorë. Pogba ka cilësi të mëdha dhe mund të vendosë i vetëm një ndeshje, ndërsa Kante është shumë i mirë në lojën pa top, por edhe atë me top. Megjithatë ne nuk do të fokusohemi te këta të dy lojtarë, por te Franca në tërësi, pasi ata kanë shumë futbollistë cilësorë”, ka shtuar më tej mesfushori.
Zvicra dhe Franca takohen në Arena Nationala në Bukuresht sonte.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025