Futboll

Xhaka, i pashpresë për gjasat e Arsenalit për top katërshe

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, është shprehur i pakënaqur me paaftësinë e ekipit të tij për zënë një vend në top katërshen e Premierligës.

Klubi londinez ka pësaur tri humbje radhazi në Premierligë.

Në humbjen e fundit, Arsenali u turpërua 3:0 nga Leciesteri.

Tani, “topçinjtë” gjendet dy pikë larg pozitës së katërt, që dërgon në Ligën e Kampionëve, e që mbahet nga Chelsea.

“Ky nuk është momenti i duhur për të menduar për top katërshe”, ka deklaruar mesfushori nga Kosova, por që përfaqëson Zvicrën, shkruan zëri, përcjell albinfo.ch.

“Ne i patëm tri mundësi të mëdha. Filloi me Crystal Palacen, pastaj të mërkurën kundër Wolvesit dhe mbaroi të dielen. Nëse nuk merr pikë nga dy ndeshje në udhëtim dhe tri pikë nga një ndeshje në shtëpi, atëherë nuk mund të flasësh për top katërshe”, shtoi ai.