Futboll
Xhaka, i nominuar nga FIFA për ekipin e vitit
Granit Xhaka është ndër mesfushorët më të mirë për vitin 2024
Tjetër nominim dhe tjetër sukses për yllin shqiptar, Granit Xhaka.
Ai është i nominuar nga FIFA për ekipin e vitit nga mesfushorët, shkruan albinfo.ch.
Xhaka ndodhet në mesfushorët më të mirë në planet. Së fundi ai u nominua në Zvicër për Sportistin e Vitit, kurse për Topin e Artë ishte në vendin e 16-të, një tjetër sukses. Kjo ishte hera e parë që një futbollist shqiptar nominohej për Topin e Artë.
Xhaka me Leverkusenin fitoi titullin në Gjermani, për herë të parë në histori të klubit dhe përfunduan edicionin pa humbje, kurse arritën deri në finale të Ligës së Evropës.
Graniti ishte ndër futbollistët më të dalluar te skuadra gjermane në këtë sukses.
Po ashtu kishte paraqitje të mira me Zvicrën, ku si gjithmonë është kapiten i Nati-t.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane