Sport

Xhaka, i gëzon tifozët e Arsenalit në Kosovë

“Faleminderit për këtë pritje. Nuk e kisha besuar se kaq shumë njerëz vijnë, veç jam shumë i lumtur me qenë një ‘Gunner’, e kësmet edhe me titull”, është shprehur Graniti

Mesfushori shqiptar i cili luan për Zvicrën, Granit Xhaka i ka premtuar titullin tifozëve të Arsenalit. 23-vjeçarit i është bërë një pritje e organizuar nga tifozët e Arsenalit në Kosovë, shkruan albinfo.ch.

Ai në një kafiteri të Prishtinës ka takuar shumë prej tyre, derisa pa hezitim është fotografuar dhe ka shpërndarë autografe. Në fund, tifozët e Arsenalit në Kosovë e kanë falënderuar Xhakën për vizitën dhe i kanë dëshiruar suksese, derisa përkrahja do të jetë e madhe për futbollistin shqiptar.

“Faleminderit për këtë pritje. Nuk e kisha besuar se kaq shumë njerëz vijnë, veç jam shumë i lumtur me qenë një ‘Gunner’, e kësmet edhe me titull”, është shprehur Graniti.

Ai ka postuar edhe një foto në “Facebook”, duke marrë shumë pëlqime. Graniti është në pushime në Kosovë, derisa shumë shpejt do t’i bashkohet skuadrës së Arsenalit, që kërkon titullin pas 13 vjetësh. Xhaka u transferua në Londër për 45 milionë euro nga Borussia Moenchengladbach.