Futboll

Xhaka harron problemet, i kthehet normalitetit

Ai i është kthyer formës së mirë.

Granit Xhaka si duket i ka lënë prapa problemet që e shoqëruan gjatë këtij sezoni, sidomos nën drejtimin e Emeryt.

Ylli shqiptar ka pasur probleme me tifozët, pasi është fishkëlluar gjatë një ndeshjeje kundër Crystal Palace.

Ardhja e Mikel Artetas e ka stabilizuar mesfushorin dhe tani i është rikthyer normalitetit dhe formës së mirë që e karakterizonte gjithmonë.

“Javët e kaluara kanë qenë shumë intensive. Bisedimet me trajnerin e ri ishin të shkëlqyera! Kushdo që më njeh, e di se unë gjithmonë e shtyj veten deri në kufi. Për klubin, tifozët dhe për familjen time! Le të ecim përpara Gunners“, ka shkruar Xhaka në Facebook, përcjell albinfo.ch.

https://www.facebook.com/GranitXhaka/videos/1127487217631694/