Futboll
Xhaka: Franca favorit, por nuk kemi frikë
Franca dhe Zvicra do të ndeshen sonte nga ora 21:00 në kuadër të 1/8 së finales së Euro 2020
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka motivuar shokët e skuadrës para përballjes së sotme ndaj Francës në 1/8 e finales së Euro 2020.
“Ne duam të shkojmë deri në fund të kësaj gare. Në tre rastet e fundit jemi eliminuar në raundin e 1/8-ve, por kjo skuadër është gati të shkruajë historinë. Sigurisht që Franca është favorite, por ne nuk fshihemi dhe nuk kemi frikë. Jemi të çliruar dhe të qetë, ndihemi mirë dhe e kuptojmë rëndësinë e kësaj ndeshje, e kemi të qartë”, është shprehur mesfushori shqiptar.
“Kemi shansin të shkruajmë historinë. Ia dalim nëse japim 100% në fushë. Duhet të luftojmë dhe të vrapojmë pafund”, theksoi kapiteni i Natit.
Ai ka besim të mëdh te Xherdan Shaqiri. “Shaqiri është lojtar i mahnitshëm. Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Ai e ka dëshmuar këtë në vitet e fundit dhe po ashtu ndaj Turqisë. Na duhet Shaqiri në formë të mirë ndaj Francës”, ka thënë Xhaka për “Euro2020.com”.
Zvicra dhe Franca përballen sonte nga ora 21:00.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra