Futboll

Xhaka flet pas humbjes nga Atalanta

“E përgëzoj Atalantan, kaq. Keq që gjërat nuk shkuan mirë, nuk ia dolëm”, deklaroi Xhaka

Granit Xhaka dhe Bayer Leverkuseni kanë pësuar humbjen e parë sezonale dhe ajo ka ardhur në finalen e Ligës së Evropës.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë është mposhtur në finalen e Dublinit me rezultat të thellë 3-0 nga Atalanta, e cila fitoi për herë të parë në histori trofeun e Ligës së Evropës.

Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes, duke përgëzuar skuadrën italiane dhe ka pranuar se asgjë nuk shkoi mirë në finalen e Dublinit.

“Nuk ka të bëjë me ecurinë e rezultateve. Ka të bëjë me ndeshjen. Humbëm, ky është futbolli. E përgëzoj Atalantan, kaq. Keq që gjërat nuk shkuan mirë, nuk ia dolëm”, deklaroi Xhaka.

“Por në vikend e kemi një tjetër finale. E dinim se Atalanta do të na fuste në presion, kemi humbur topin, por do të bëjmë më mirë në vikend”, ka deklaruar Xhaka pas ndeshjes, transmeton albinfo.ch.