Sport
Xhaka feston Krishtlindjet me fëmijët
“Çfarë nderi të festojë Krishtlindjen me fëmijë kaq të jashtëzakonshëm. Kam kaluar momente të mrekullueshme me ta. Faleminderit”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”
Granit Xhaka edhe një herë është treguar aktiv jashtë fushës së blertë. Mesfushori i Arsenalit i ka befasuar disa fansa të vegjël të skuadrës së tij, Arsenalit, duke i vizituar dhe ndarë kohë me ta, shkruan albinfo.ch.
“Çfarë nderi të festojë Krishtlindjen me fëmijë kaq të jashtëzakonshëm. Kam kaluar momente të mrekullueshme me ta. Faleminderit”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.
Ndërkohë, Xhaka në një intervistë për “ArsenalPlayer”, ka thënë se nuk do ta ndryshojë stilin e lojës. “Luaj me shumë emocione sepse jam tip temperament dhe luaj me të. Më pëlqen të luaj kështu. Nganjëherë vonohesh për top, nganjëherë jo. Nganjëherë duhet të kesh kontakt me kundërshtarin kur ju doni ta ndalni, nganjëherë jo. Është sport ku duelet individuale janë vitale dhe nuk e shoh si problem. Nuk do të ndryshoj për askënd. Jam ky që jam, njerëzit më pranojnë ose jo. Kam fuqinë dhe dobësitë e mija, të cilat përpiqem t’i përmirësoj. Nuk jam produkt i përfunduar. Jam vetëm 24-vjeçar dhe kam kohë për t’u përmirësuar”, ka thënë Xhaka.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes Kantoni i Gjenevës po mendon të prezantojë katër javë pushim para lindjes për punonjësit në sektorët...
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët