Futboll
Xhaka e Shaqiri, me bashkëlojtarë, i siguruan miliona euro kombëtares së Zvicrës

UEFA shpërblen të gjitha ekipet përfaqësuese që marrin pjesë në Euro 2024. Në fakt, të hyrat e UEFA-s nga Evropiani janë qindra milionëshe, ndërsa Konfederata Evropiane një pjesë të këtyre parave e ndan për federatat nacionale të vendeve pjesëmarrëse, e një pjesë për klubet që kanë lojtarë në Evropian, përcjell albinfo.ch.
Për shembull, Zvicra me arritje në çerekfinale ka siguruar të hyra nga UEFA prej 15.25 milionë eurosh, ka shkruar Blick të martën.
Një pjesë e këtyre parave shkon për lojtarët e Zvicrës, në formë të bonuseve. Mbi 250 mijë euro pritet të jetë bonusi për secilin lojtar.
Një pjesë e konsiderueshme e parave i mbetet federatës dhe ligës zvicerane.
Edhe të hyrat e FSHF-së ishin goxha të mira.
Secila federatë pjesëmarrëse në Euro 2024 ka pasur të garantuar të hyra prej 9.25 milionë euro. Për fitore në fazën grupore, UEFA ka ndarë 1 milion euro, ndërsa për barazim 500 mijë euro.
Shqipëria kishte një barazim, kështu që të hyrat e FSHF-së ishin 9,75 milionë euro.
Për kalim në 1/8 e finales janë ndarë edhe 1,5 milionë të tjera, ndërsa për çerekfinale edhe 2,5 milionë. 4 milionë shtesë i pranojnë federatat e përfaqësueseve që janë kualifikuar në gjysmëfinale. 5 milionë plus i merr federata e përfaqësueses që humb finalen, ndërsa edhe 8 milionë të tjerë kampionia e Evropës.
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Pesë ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Numër rekord i të huajve janë të punësuar në punët kryesore në Zvicër dhe çfarë duhet...
-
Një e treta e dentistëve në Zvicër “fryjnë” faturat e tyre
-
Asnjë çmim i transportit publik zviceran nuk rritet në vitin 2026
-
Toblerone rimerr identitetin e saj zviceran
-
Votimi i ardhshëm i vë në qendër të vëmendjes të pasurit e Zvicrës