Futboll

Xhaka e Gjimshiti, në ekipin më të mirë të Ligës së Evropës

Futbollistët shqiptarë, Berat Gjimshiti e Granit Xhaka, kanë zënë vend në ekipin më të mirë të edicionit 2023/2024 të Ligës së Evropës.

Përzgjedhjen e ka bërë paneli i ekspertëve të UEFA-s.

Gjimshiti me Atalantan të mërkurën e fitoi Ligën e Evropës. Gjimshiti ishte kapiten në finale. Mbrojtësi i qendrës është edhe kapiten i Shqipërisë.

Ndërkohë Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës u mposht në finale 3:0. Xhaka nuk shkëlqeu në finale, por shfaqi ndeshje të mëdha deri tek ajo.

Portieri i Romës, Mile Svilar, është po ashtu në formacionin më të mirë. Mbrojtja përbëhet nga Gianluca Mancini i Romës, Jonathan Tah i Leverkusenit dhe Gjimshiti. Në mesfushë pos Xhakës janë edhe Jeremie Frimpong i Leverkusenit, Teun Koopmeiners i Atalantas dhe Matteo Ruggeri i Atalantas. Florian Wirtz i Leverkusenit, Pierre-Emerick Aubameyang i Marseillet dhe Ademola Lookman i Atalantas janë sulmuesit e përfshirë në formacionin më të mirë.

Aubameyang u shpall lojtari më i mirë i edicionit në Ligën e Evropës, ndërsa Wirtzi i Leverkusenit është shpallur lojtari më i mirë i ri.