Futboll

Xhaka: Dua ta thyej rekordin në Zvicër, qoftë unë ose Shaqiri

Granit Xhaka është i vendosur për ta shkruar historinë në futbollin zviceran.

Futbollisti kosovar synon ta thyejë rekordin për më së shumti paraqitje me “Helvetikët”.

Aktualisht, mesfushori i Arsenalit i ka 98 paraqitje me zviceranët, shkruan “Gazeta Express”.

Me Anginë nesër mbrëma synon ta bëjë paraqitjen e 99-të dhe me Kosovën pritet ta zhvillojë ndeshjen e 100-të dhe jubilare.

Por, ai nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

Xhaka është i bindur se mund ta thyejë rekordin aktual, i cili është 118 ndeshje.

Aktualisht, Xherdan Shaqiri i ka 100 ndeshje me “Helvetikët”.

Dhe, ish-futbollisti i Baselit dhe Borussia Monchengladbachut thotë se do të ishte mirë që rekordin ta thyejë ai ose Shaqiri, cilido qoftë.

“Unë definitivisht do ta thyej rekordin e Heinz Hermann me 118 ndeshje. Nuk ka problem nëse unë apo Xherdan Shaqiri do të kemi më shumë paraqitje në fund të karrierës”, ka thënë Xhaka për mediumin zviceran “Blick”.