Sport
Xhaka dhe Steffen shtrijnë dorën e pajtimit
Goditja me shuplakë e Taulant Xhakës ndaj Renato Steffen-it në shtator të vitit të kaluar bëri bujë në mediet zvicerane. E gjithë kjo ndodhi gjatë një ndeshje mes Bazelit të Xhakës dhe ish ekipit të Steffen-it, Young Boys.
Por duket se i gjithë hidhërimi ishte vetëm në fushën e lojës. Prej se Renato Steffen është transferuar në ekipin e Bazelit, tashmë gjërat kanë ndryshuar. Ai dhe Xhaka përpos që janë kolegë edhe janë pajtuar.
Një fotografi e cila sot është botuar në mediet zvicerane, tregon se si Renato Steffen ia shtrin dorën futbollistit të kombëtares shqiptare dhe i ndihmon të ngritt pas një dueli gjatë stërvitjeve në klubin e Bazelit.
Të dy futbollistet kanë deklaruar se ajo çfarë ka ndodhur i takon të kaluarës dhe nuk dëshirojnë të flasin tutje për atë çështje.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca