Uncategorized

Xhaka dhe Shaqiri të gatshëm ndaj Serbisë

Dy yjet shqiptarë janë shprehur të gatshëm për ndeshjen ndaj Serbisë

Ndeshja Zvicër-Serbi po afrohet, derisa futbollistët shqiptarë të Zvicrës, shprehen të gatshëm për këtë ndeshje që zhvillohet sot nga ora 20:00.

Mesfushori Granit Xhaka është deklaruar i gatshëm për ndeshjen e radhës në Kupën e Botës, përcjell albinfo.ch.

“Stërvitja e fundit përfundoi. Tani jemi gati për të luftuar dhe këtë do ta bëjmë për ju”, ka shkruar Xhaka në “Instagram”.

Edhe Xherdan Shaqiri duket në formë para ndeshjes. “Jemi gati”, thotë shkurt Shaqiri në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Valon Behrami për mediat zvicerane është shprehur se Serbia është sikur çdo kundërshtar tjetër dhe nuk ka emocione të veçanta.