Futboll
Xhaka dhe Shaqiri kundër Kosovës, dy yje që kanë lënë gjurmë për Natin
Zvicra dhe Kosova do të luajnë një ndeshje miqësore, por me shumë emocione
Zvicra dhe Kosova do të zhvillojnë një ndeshje miqësore më 29 mars në Cyrih. Kjo është përballja e parë mes tyre, qoftë miqësore apo zyrtare, shkruan albinfo.ch.
Megjithatë, kjo do të jetë një përballje me emocione, pasi te Zvicra luajnë disa futbollistë nga Kosova, kurse te Kosova janë disa lojtarë që aktivizohen në Zvicër, pa harruar edhe Bernard Challandes, zviceranin, i cili drejtoi Dardanët.
Te Zvicra kapiten është Granit Xhaka, ndërsa zëvendëskapiten Xherdan Shaqiri. Të dy kanë lënë gjurmë te Nati.
Shaqiri ka luajtur tri botërore me Zvicrën, kurse Xhaka ka luajtur në dy. Dyshja shqiptare ka marrë pjesë edhe në kampionatet evropiane në Euro 2012, 2016 dhe 2021.
Xherdani ka 100 ndeshje me Natin dhe ka shënuar 26 gola. Debutoi në shtator të vitit 2010. Ai ka luajtur edhe për grupmoshat e reja të Zvicrës. Ishte nënkampion i Evropës me U21.
Ndërkohë, Granit Xhaka ka 98 ndeshje me Zvicrën dhe 12 gola, që nga debutimi më 2011. Ishte kampion i botës me Zvicrën më 2009 për U17 dhe me U21 nënkampion i Zvicrës.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani Vjenë, 4 nëntor 2024: Nën moton ‘‘Letërsia si instrument politik’’, PEN Qendra e Austrisë ka nisur...
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Mocion: Sa politikanë nga Cyrihu jetojnë në banesa publike të subvencionuara A jetojnë politikanë e Cyrihut në banesa të subvencionuara?...
-
Projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane, 5 miliardë franga
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve