Futboll

Xhaka dhe Mustafi mundin Shaqirin

Mustafi u notua me 7.9, derisa Xhaka me 6.6, pasi hyri në 15 minutat e fundit. Ndërkohë, Shaqiri u vlerësua me notën 6.3

Arsenali ka shënuar fitore të thellë ndaj Stoke Cityt me rezultat 3:0, takim I vlefshëm për javën e 32-të të Premierligën angleze.

Golat në këtë fitore të skuadrës nga Arsene Wengerit u shënuan nga Pierre-Emerick Aubemayng (75′, 86′) dhe Alexandre Lacazette (89′).

Në fushë ishin edhe tre shqiptarë. Shkodran Mustafi e nisi ndeshjen si titullar për Arsenalin, derisa Xherdan Shaqirin për Stoken.

Nga minuta e 76-të në lojë për vendësit hyri edhe Granit Xhaka.

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht Aubameyang, i cili u vlerësua me notë 8.7.

Mustafi u notua me 7.9, derisa Xhaka me 6.6, pasi hyri në 15 minutat e fundit. Ndërkohë, Shaqiri u vlerësua me notën 6.3.

http://www.dailymotion.com/video/x6h6eek