Futboll

Xhaka dhe Mustafi falënderojnë Wengerin

Trajneri francez do të largohet në fund të këtij sezoni pas 22 vitesh në krye të londinezëve

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka falënderuar trajnerin e tij tek Arsenali, Arsene Wenger, ndërsa thekson se ishte një ëndërr e vërë realitet të ishte nën menaxhimin e francezit.

“Një ëndërr e bërë realitet ishte të luaja për ju, dhe nder të ju kisha trajner. Faleminderit trajner, një legjendë e madhe. Tani duhet të përfundojmë këtë sezon së bashku në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ta përfundojmë me një trofe më shumë”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

Trajneri francez do të largohet në fund të këtij sezoni pas 22 vitesh në krye të londinezëve.

Atë e ka falënderuar edhe mbrojtësi shqiptar i kësaj skuadre, Shkodran Mustafi. “Përfundimi i një epoke në Arsenal dhe një moment i rëndësishëm për mua. Pa marrë parasysh çka them, asnjëherë nuk mund të falënderoj, aq sa ke bërë ti për këtë klub. Ne të dëshirojmë suksese, kudo që të shkosh”, theksoi Mustafi.