Futboll

Xhaka: Asnjë ekspert televizioni nuk mund të më shpërqendrojë, bosi më beson mua

Granit Xhaka nuk shpërqendrohet nga kritikat, pak momente përballë gjysëm finales së Europa League kundër Atletico, shkruan srf.ch.

Shqiptaro-zvicerani Xhaka (25) është tepër i vlerësuar nga trajneri Arsene Wenger, ku gjatë përballjes së fundit në fundjavë kundër Manchester United ai mbante përherë të parë edhe shiritin e kapitetin. Xhaka asistoi në barazimin 1:1.  Më parë ai ishte shkaktor për golin 0:1, ku u kritikua mjaft nga ekspertët e Sky Graeme Souness dhe Thiery Henry duke e krahasuar me një “fëmijë 11 vjeçar që luan në park”.

Por Xhaka mbetet i pa luhatshëm nga kritikat. “Secili mund të thotë mendimin e vet. Me këtë jam mësuar. Asnjë ekspert nuk mund të më shpërqendrojë drejt rrugës që jam nisur,” tha ai përcjell albinfo.ch. Ai vërtetoi edhe mbështetjen nga trajneri Wenger. “Bosi më beson mua. Luaj në çdo ndeshje. Nuk bëhet fjalë për simpati, por për shkak të asaj që ofroj në fushë.”

Nëse fiton Europa League, gjithçka do përfundonte mirë. Por kjo është e vështirë. Këtë e dijë edhe Xhaka, pasi Atletico nuk ka pranuar gol në shtëpi prej tre muajsh.

Megjithatë për Wenger fitorja e sotme do ishte trofeu i vetëm i mundshëm për këtë sezon – gjithashtu mundësia e vetme për t’u kualifikuar Arsenali në Champions League.