Maqedonia

Xhaferi u përgjigjet ashpër kritikëve: Nuk i kemi borxh askujt

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka deklaruar se partia të cilës ai i takon nuk i ka borxh askujt, asnjë subjekti politikë.

“Borxh të vetmin i kemi qytetarëve që na kanë zgjedhur. BDI nuk i ka borxh as VMRO-së e as LSDM-së gjatë periudhave që ka qeverisur dhe që po qeverisë”, ka thënë ai në një intervistë për Alsat.

Ai ka deklaruar se për asgjë ai nuk do të kushtëzohet. “Unë çmoj opinionin e çdo qytetari, posaçërisht atyre që ju përkas se jam i zgjedhur prej tyre. Por dilema e tyre bazohet në bazë të asaj që iu servohet. Nuk ka lëshim procedural të Talat Xhaferit, por lëshimi është i Komisionit. Nuk ka shanse të jemi të kushtëzuar me diktat. Nuk ka kush që të detyroj Talat Xhaferin që dikush ta kushtëzoj të punoj në kundërshtim me ligjet, kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit”, theksoi  Xhaferi, përcjell albinfo.ch.