Maqedonia

Xhaferi mbledh nesër partitë për konsultime rreth ligjit për gjuhët

Në lexim të dytë propozim-ligji për gjuhët ka marrë 69 vota për dhe asnjë kundër. Por ai nuk është dekretuar nga presidenti Ivanov me arsyetimin se ai është jokushtetues

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi të hënën pritet të mbledhë koordinatorët e grupeve parlamentare për të diskutuar për amendamentet e VMRO DPMNE-së për ligjin e gjuhëve.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thuhet se bashkë me LSDM-në po punojnë në harmonizimin e hapave të mëtejmë me qëllim të mos zgjatjes së debatit dhe miratimit të ligjit sa më shpejt.

“Ligji është në fazën të pakthyeshme sa i takon procesit të miratimit të tij. Ata që tentojnë ta pengojnë janë të vetëdijshëm për këtë fakt por e bëjnë për aspekte propagandistike mirëpo ky veprim do tu kthehet pikërisht atyre me izolim edhe më të madh vendor dhe ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Në lexim të dytë propozim-ligji për gjuhët ka marrë 69 vota për dhe asnjë kundër. Por ai nuk është dekretuar nga presidenti Ivanov me arsyetimin se ai është jokushtetues.