Maqedonia

Xhaferi: Deputetët e LSDM-së nuk e përkrahën ligjin

Deputetët e LSDM-së nuk kanë dhënë përkrahje për t’u votuar Ligji për përdorimin e gjuhëve, ka thënë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Ai është shprehur i gatshëm ta caktojë edhe një seancë, ku drejtpërsëdrejti do të votohet për miratimin e këtij ligji, duke lënë anash shqyrtimin e mijëra amendamenteve të VMRO DPMNE-së, subjekt i cili është kundër këtij ligji, përcjell albinfo.ch.

Sipas Xhaferit, VMRO DPMNE-ja e ka të drejtën e vërejtjes procedurale, por Kuvendi nuk guxon të bëhet peng i askujt.

Xhaferi ka thënë se nuk ka hapësirë për shqetësim për koalicionin qeverisës LSDM-BDI, dhe se Ligji për përdorimin e gjuhëve do të miratohet.