Lajme

Wuhan, OBSH-ja fillon punën në terren

Sot, ekipi i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) do të fillojë punën në terren, në Vuhan të Kinës, pasi anëtarët e tij e kanë përfunduar karantinën, përcjell albinfo.ch.

Ekipi do të hetojë origjinën e koronavirusit që e shkaktoi pandeminë e COVID-19.

Pasi mbërritën në Kinë, atyre iu kërkua të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Ata pritet të kalojnë rreth një muaj në Vuhan, në vendin ku koronavirusi ri u zbulua për herë të parë, në fund të vitit 2019.

Misioni hulumtues i ekspertëve të OBSH-së është shënuar me vonesa dhe shqetësime në lidhje me qasjen në informacione dhe në njerëz që kanë njohuri për fillimin e përhapjes së virusit.

Pekini deri më tani ka kundërshtuar përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur origjinën e virusit, i cili ka vrarë më shumë se 2.1 milionë njerëz në gjithë botën. /Albinfo.ch