Shqipëria
Wizz Air nis me fluturimet nga Tirana në Dortmund
Destinacioni me tarifa të ulëta fillon me dy fluturime javore, të martave, dhe të shtunave
Wizz Air, shoqëria ajrore më e madhe me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore, ka nisur fluturimet e reja që lidhin Tiranën me qytetin gjerman të Dortmund, njoftoi “Tirana International Airport”.
Destinacioni me tarifa të ulëta fillon me dy fluturime javore, të martave, dhe të shtunave. Shitjet e biletave kanë filluar nëpërmjet faqes zyrtare të kompanisë. Fluturimi i parë u shoqërua me një ceremoni në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
“E çmojmë bashkëpunimin tonë me Wizz Air. Gjatë dy viteve të fundit, kjo kompani ka rritur numrin e shërbimeve në Tirana International Airport me tre destinacione të reja: Budapest, Londër dhe tani, Dortmund. Lajm i mirë për të gjithë. Destinacione të tjera na presin, ndërkohë që Gjermania është më afër”, tha Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport, Dr. Rolf Castro-Vasquez, raporton ‘monitor’.
Andras Rado, Menaxher i Komunikimit në Wizz Air, u shpreh: “Ne kemi kënaqësinë të njoftojmë operimin e një destinacioni tjetër interesant nga Tirana i cili lidh Shqipërinë me qytetin e mrekullueshëm të Dortmund në Gjermani, një destinacion perfekt për një shkëputje në fundjavë. Dortmund është një mundësi shumë e mirë që klientët tanë të shijojnë një kulturë spektakolare në një qytet të gjallë, me birrari të paharrueshme dhe muze shumë të bukur”, përcjell albinfo.ch.
Vendet për fluturimet nga Tirana drejt Dortmundit, janë në dispozicion në www.wizzair.com me çmime duke filluar nga 19.99 euro, sipas tarifave të publikuara ne faqen zyrtare të kompanisë. Çmimi i referohet një fluturimi dhe përfshin edhe taksat, njofton Wizz Air, sipas njoftimit zyrtar.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













