Lajme

Wisner: Akuza të çmendura të Martyt

Ambasadori amerikan, Frank Wisner, ish-ndërmjetësues në bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës, i ka quajtur të çmendura akuzat e Dick Martyt, për kryeministrin Hashim Thaçi dhe UÇK-në.

“Jam thellësisht skeptik ndaj këtij raporti. Mirëpo, nëse ka argumente, ato duhet t’i dorëzohen autoriteteve në Kosovë”. “Kosova është vend i rendit dhe ligjit, ka sistemin juridik, dhe jam i sigurt se po qe se argumentohen krimet, autoritetet do ta hetojnë ashtu siç pret edhe komuniteti ndërkombëtar”, tha Wisner për RTV 21.

“Qeveria e Kosovës i ka mohuar akuzat dhe unë besoj qeveritë nuk bëjnë mohime pa argumentime”, ka thënë Wisner.