Lajme
Wil (SG): Kapet një shqiptar me 5 kilogramë heroinë
Vlera e tregut e drogës së zbuluar është rreth 200,000 franga

Policia e kantonit të St.Gallenit dhe Graubündenit ka gjetur pesë kilogramë heroinë dhe 70 gramë kokainë tek një burrë 58-vjeçar, shtetas shqiptar. Sipas autoriteteve, droga ishte e destinuar për shitje, transmeton albinfo.ch. Vlera e tregut e drogës së zbuluar është rreth 200,000 franga.
I dyshuari ndodhet në paraburgim.
Rasti u zbulua në fund të vitit 2024 pasi policët kontrolluan këtë tregtar të drogës në Malans (Graubünden) shkruan sda.ch. Me atë rast i gjetën 200 gramë heroinë, siç ka shkruar Policia Kantonale e Graubündenit, të martën.
Autoritetet nga Graubündeni kanë kontaktuar më pas policinë kantonale të St.Gallenit. Së bashku ata kanë kapur sasinë tjetër të drogës, në Wil, përcjell albinfo.ch.
Zyra e prokurorit publik të Graubündenit përfundimisht ka urdhëruar ekzekutimin e paraburgimit për të dyshuarin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë Kosova ka parë një rritje të ndjeshme të investimeve në patundshmëri, veçanërisht nga diaspora. Sipas të...
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
“Një këshillë – 673 milionë CHF”, shumë para federale shpenzohen për konsulentë dhe shërbime të jashtme Kontratat e jashtme për fushata, kërkime dhe konsultime i kushtojnë qeverisë federale shuma të mëdha. Pavarësisht...
-
Ku ka më shumë diell në Zvicër
-
Zvicra dëshiron të shpenzojë 47 milionë CHF për dronë të armatosur
-
Cili është kantoni më i prekur nga tarifat e SHBA-së
-
Rekord i popullsisë në Zvicër