Futboll

Wengeri i del në mbrojtje Shkodran Mustafit

Trajneri në largim i Arsenalit, Arsen Wengeri, ka thënë se ai dëshiron që mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, të ketë karrierë të gjatë me klubin londinez.

Shkodran Mustafi këtë sezon nuk ka qenë në formë ideale dhe shumë shpesh ka qenë në qendër të kritikave nga mediat për disa nga paraqitjet e tij.

“Ai ka luajtur shumë ndeshje dhe shumica e gabimeve që ai ka bërë, kanë qenë pas lojërave të  Europa League, sepse, ai ishte pak i lodhur”, ka thënë francezi, përcjell albinfo.ch.

Ai ka theksuar se gabimet mund të arsyetohen pasi secili mund të bëjë gabime, kur është i lodhur dhe kur luan aq shumë lojëra.  “Ai nuk ishte afër për t’u larguar, ai është një mbrojtës i ri, i cili ka pasur ulje dhe ngritje, besoj se në përgjithësi ai ka potencial, ai është një nga djemtë që është i angazhuar dhe shkon për sfidat. Ai nuk është një njeri, i cili fshihet nga përgjegjësia, kështu që përgjithësisht ai do të jetë një mbrojtës premtues për të ardhmen dhe se përvoja do ta ndihmojë”, ka thënë Wenger.