CH-Ballkani
«Welt» porosit gjermanët: Kujdes nga ndihmësit e rrejshëm nëpër rrugët e Ballkanit!
Mashtruesit u erdhën në ndihmë dhe i dërguan te një mekanik që u kishte marrë sasi të madhe parash për ta riparuar automjetin e tyre
Tashmë është bërë publike edhe në Serbi se të ashtuquajturit “piratët e rrugës” po mashtrojnë shoferët e huaj nëpër rrugët në Serbi. Disa shoferë gjermanë të cilët kaluan nëpër Serbi duke u kthyer nga pushimet u ankuan në mediat lokale se ata nuk kaluan mirë kur makina e tyre u prish në rrugë, përcjell albinfo.ch.
Megjithëse ata kërkuan ndihmë në rrugë, si anëtarë të ADAC, shoqata më e madhe e automobilave evropiane, një mashtrues u erdhi në ndihmë dhe i dërgoi te një mekanik që u kishte marrë sasi të madhe parash për ta riparuar automjetin e tyre.
Kjo është arsyeja pse gazeta gjermane “Welt” ka paralajmëruar të gjithë shoferët të jenë të kujdesshëm veçanërisht kur kalojnë nëpër Serbi.
Në fakt, shoqata më e madhe e automobilave evropiane ADAC ka pranuar vështirësitë e anëtarëve të vet në Ballkan: Një problem është “se në Serbi, Hungari, Bullgari, Kroaci dhe Slloveni, Sllovaki, Lituani dhe Poloni janë aktivë ndihmës të tillë të rremë nëpër rrugë”, tha ADAC., përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër